Ish kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së sotme tha se partia e Ali Ahmetit, BDI ka dhënë përkrahje që 21 qershori të jetë dita e zgjedhjeve.
“Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e dhanë 26 korrikun për shkak se jepet mundësi më e madhe për gurbetçarët të cilët kthehen dhe kanë mundësi të votojnë. VMRO propozoj tre data, 23 gusht, 30 gusht dhe 6 shtator dhe 13 shtator. Këtu në vetë diskutimet janë lufta me argumentet. Bota po përgatitet për në fund të gushtit dhe shtatorit presim një valë të re. Dashtë Zoti mos të ketë, por nëse do të ketë. Çfarë do të bëjmë atëherë. Pra, përkrahje dhanë të gjithë përpos VMRO-së, e cila aludon në fund të verës dhe fillim të vjeshtës. Ndërsa atëherë për neve është e papranueshme, ngase nga një krize shëndetësore futemi edhe në një krizë politike dhe ekonomike. Tani mbetemi në afatet ligjore. Ne dëshirojmë marrëveshje por nëse nuk ka atëherë mbetet në afatet ligjore dhe respektimi i kushtetues”, tha Zaevi