Ish kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot përmes një statusi në fB, ka komentuar ndryshimin e emrave të dy shkollave fillore në Çair, duke thënë se ka shqyrtuar të gjitha aspektet e procedurës dhe në bazë të analizave, ka konstatuar se ndryshimi i emrave është sipas ligjit për arsim fillor, informon Zhurnal.
Ai shprehet se në raste të tilla duhet në themel të kontrollohen faktet për t’u marë kësilloj vendime.
“Pasi bordi i shkollës ka marë vendim për ndryshimin e statutit të shkollës me çka ndryshohet emri i shkollës dhe shtohet emri kushtetues i shtetit, e njejta është vërtetuar edhe nga ana e këshillit të komunës së Çairit. Shumica e badinterit nuk ka qenë e nevojshme. Përgjegjësia para qytetarëve nënkupton dhe kontrollim në themel të fakteve dhe parandalimeve të çfarëdo përpjekje për poentim politik në bazë të marrdhënieve ndëretnike në vendin tonë. Me përrgjegjësi duhet të udhëhiqemi nga thelbi i ligjit, nuk guxon të ketë hapësirë për shpërndarje të nacionalizmit dhe përçarjeve. LSDM është parti e udhëhequr nga koncepti një shoqëri për të gjithë e cila udhëhiqet sipas ligjit”, ka shkruar Zaev.
Përndryshe Zaev vetëm 1 ditë më parë deklaroi se procedura për ndryshimin e emrit nuk është ligjore dhe se Regjistri Qendror duhet ta shqyrtojë edhe një herë vendimin./Zhurnal.mk