10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi ndërron mendje – nuk përjashton mundësinë e koalicionimit paszgjedhor me BDI-në!

Zaevi ndërron mendje – nuk përjashton mundësinë e koalicionimit paszgjedhor me BDI-në!

Jemi miq me pesë fqinjët, e gjithë bota demokratike janë miq me ne, gjysma e tyre veçmë e kanë vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy e gjysmë vitet e kaluara, erdhën të gjithë liderët, erdhi edhe Papa. Të gjithë erdhën ta inkurajojnë këtë popull multietnik se është në rrugën e duhur dhe se ashtu duhet të vazhdojë.

Këtë në intervistën për MIA-n e ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen mbi marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj dhe nëse pret prej tyre bllokada të reja në periudhën që pason.

“Nuk ka më pengesa. Marrëveshjet janë arritur, implementimi i marrëveshjeve është në rrjedhë dhe ka ngecur në kapitullin e katërt, Goce Dellçevin. Siç i kemi zgjidhur tre kapitujt historik me gjashtë personalitetet historike, besoj se edhe më tej do t’i zgjidhim në të mirë të dy palëve. Kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe zbatimin e asaj historie të përbashkët. Duhet të ndërtojmë miqësi, të jemi sa më afër, më shumë të bashkëpunojmë që ajo të sjell përfitim ekonomik edhe për ne dhe bullgarët, nga dy palët pasi ajo është fryma e marrëveshjes”, thotë ai.

Zaev, partia e të cilit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare udhëhiqet nga koalicioni “Mundemi”, thotë se në mandatin e ardhshëm do të jenë shumë të ngarkuar, të hapur janë gjitha frontet dhe fokusi duhet të jetë në agjendën ekonomike në shtëpi, ngritjen e standardit jetësor, reforma në gjyqësi, arsim, shëndetësi, politikë sociale, kulturë dhe bujqësi.

Lidhur me euro- integrimet e vendit, thekson se përcaktimi dhe kthimi i kornizës negociuese nga ana e KE-së është e qartë se përkthimi i të gjithë kapitujve dhe legjislacionit evropian do të jetë në gjuhën maqedonase. Kjo shton se është edhe një konfirmim nga ana e KE-së dhe gjitha shtetet anëtare të KE-së për gjuhën maqedonase, por edhe fillim i zyrtarizmit të gjuhës maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të BE-së me anëtarësimin tonë të plotfuqishëm.

“Kjo është për mua histori për shkak se gjuhën tonë do ta kemi në bibliotekat e Varshavës, Vjenës, Berlinit, Parisit, Romës, kudo do të mësohet, avancohet dhe afirmohet dhe kjo është një vlerë e madhe”, ka thënë Zaev.

Parullën zgjedhore e BDI-së për kryeministër të parë shqiptar, ai e vlerëson si strategji politike populiste dhe me porosi nacionaliste e cila ka qenë prezentë në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit, por megjithatë nuk përjashton mundësi për koalicion paszgjedhor me BDI-në, nëse partia tërhiqet nga ky kushtëzim.

Kushti i parë për koalicion parazgjedhor me Lëvvizjen Bea, sipas tij ka qenë shmangia e nacionalizimit.

“Me Besën tre javë pothuajse çdo ditë nga disa orë kemi pasur bisedime për të harmonizuar gjitha qëndrimet, përcaktimet politike dhe programore. Sot kemi program të përbashkët e cila quhet ‘Mundemi’ dhe aty flasim për gjitha vlerat. Kusht i parë ka qenë të shmangim nacionalizmin, të promovojmë barazinë në shoqëri, luftën e secilit dhe të drejtat e tij, punohet komplet për njerëz të rinj, kuptohet pjesa më e madhe janë nga bashkësia etnike shqiptare dhe duan për bashkësinë e tyre barazi në të drejtat dhe detyrimet”, ka thënë Zaev në intervistën për MIA-n.

Ai pret fitore në zgjedhje, por edhe mbështetje për formimin e një koalicioni stabil, por nuk përjashton mundësinë e koalicionimit me parti tjera, ndërsa në komunikim të vazhdueshëm për koalicionim paszgjedhor janë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

Lideri socialdemokrat flet edhe për “bombat” që janë karakteristikë e kësaj fushate, për të cilat thotë se kanë ngritur kallëzime penale, ndërsa në vërejtjen se ka “bomba” edhe për opozitën thekson se deri tani të gjitha janë dorëzuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments