8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi / Më ka incizuar djali i Verushevskit fshehurazi duke drekuar në...

Zaevi / Më ka incizuar djali i Verushevskit fshehurazi duke drekuar në Strumicë!

Djali i funksionarit të LSDM-së, Zoran Verushevski, Aleksandër Verushevski ka incizuar me zë para katër viteve në Strumicë, liderin Zoran Zaev,për kanal5

Zaev tha se incizimi i publikur në “Youtube” është nga një drekë në vitin 2016, ndërsa theksoi se raportet mes tij dhe Aleksandër Verushevskit janë të mira dhe se është i afërt me familjen e tij.

“Sa i përket pyetjen në lidhje me bashkëfolësin i cili më ka incizuar, ai është zotri Aleksandër Verushevski. Kjo është në drek tek unë në Strumicë në verën e vitit 2016-të. Këtu, qëndrojmë dhe hamë drekë dhe e pash se më incizon. Biseda flet qartë se kush është. Nuk ka qenë kjo para 100 viteve, ka qenë para 4 viteve. Ne kemi raporte të mira. Secili me përgjegjësinë e vet. Unë jam mik me të gjithë. Ai ka vendosur ashtu, ashtu ka vepruar. Unë jam shumë i afërt me familjen e tij, i dua fëmijët e tij. Me profesorin Verushevski jam mik, ai është kryetar i komisionit tonë për siguri të brendshme në shtet, këshilltar në kabinetin për siguri nacionale. Bashkëpunoj, por ja, ashtu ka vendosur miku im Aleksandër dhe ashtu ka vepruar”, deklaroi Zaev.

Ndërkaq, ish drejtori i DSK-së dhe këshilltari i Zaevit, Verushevski, ka dëshmuar edhe në lëndën “Target Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimin masiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments