9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZAEVI KOMENTON PESIMIZMIN E MAKRONIT, “EVROPA NUK KA TË ARDHME PA ZGJERIM”

ZAEVI KOMENTON PESIMIZMIN E MAKRONIT, “EVROPA NUK KA TË ARDHME PA ZGJERIM”

Evropa nuk ka të ardhme pa zgjerim, thotë kryeministri Zoran Zaev duke shtuar se këtë fakt e dinë edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo deklaratë e tij vjen si përgjigje për gjuhën e ashpër të para dy ditëve të Presidentit të Francës Emanuel Makron i cili tha se është kundër zgjerimit, nëse më parë nuk bëhen reforma të funksionimit të institucioneve të Unionit. Maqedonia e Veriut nuk po kërkon që menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, tha Zaev, por vetëm nisje të bisedimeve si shpërblim për çështjet e zgjidhura politike.

“Unë jam i bindur se në tetor do të marrim datë për nisje bisedimesh. Përskaj kësaj Bashkimi Evropian mund të reformohet, mund të debatojë, ne do të negociojmë për kapitujt ndërsa në fund, nëse BE-ja do të zgjerohet ose jo, ne kemi kohë të presim deri diku në 2025-tën, në përputhje me reformat në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dje i tha TV21 se mosmarrëveshjet mes krerëve evropiane mund të sjellin vështirësi, por jo edhe pengesë në vendimin e Francës për dhënie të datës për nisje bisedimesh.

E skepticizmi i Makronit për zgjerimin erdhi pasi për disa ditë më radhë udhëheqësit e vendeve anëtare nuk po arrinin të merreshin vesh  për emërimet e zyrtarëve të rinj të Bashkimit Evropian.

“Jam shumë skeptik ndaj atyre që besojnë se e ardhmja e Evropës qëndron tek një zgjerim i ri kur ne nuk mund të pajtohemi mes 28 vende. Prandaj unë jam kundër çfarëdolloj zgjerimi para një reformimi të thellë të funksionimit tonë institucional që do të çonte në një frymë serioze”, tha Presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Krahas mosmarrëveshjeve dhe rivaliteti Francë-Gjermani, mbrëmë përfundoi maratona evropiane për emërimin e liderëve të rinj të Bashkimit Evropian.

Presidente e Komisionit do të jetë Ursula von der Lejen, Ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, vend i cili të për dallim nga Franca dhe disa shtete të tjera anëtare, zgjerimin e sheh me sy shumë më pozitiv.

Emërimin e saj pozitivisht e ka komentuar edhe zëvendëskryeministri Osmani.

President i ri i Këshillit Evropian është kryeministri i Belgjikës Çarls Mishel ndërsa me politikën e jashtme do të udhëheqë Jozef Borel, shef i diplomacisë spanjolle.

Për Kryeministrin Zaev përbërja e re është në favor të perspektivës evropiane për të gjitha vendet kandidate për në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments