5.7 C
Tetovo
E premte, 20 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZaevi: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme...

Zaevi: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Koalicioni qeveritar është i qëndrueshëm. Komunikimi është komplet. Legjitime është që secili të luftojë për votat, deklaroi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duke i komentuar paralajmërimet e sotme të partnerit të koalicionit Besa që në rrethin e dytë të zgjedhjeve ta japin mbështetjen për Aleancën për Shqiptarët.

Në ditarin qendror të televizionit Sitell, ku ishte mysafir, Zaevi tha se nuk e ka dëshpëruar as ajo që PLD dhe RDM si partnerë koalicioni publikisht nuk ju kanë bërë thirrje votuesve të tyre që ta japin mbështetjen në rrethin e dytë për kandidatët e koalicionit.

Tha se kanë dallime me partnerët e koalicionit, por se i lidhin vlerat e përgjithshme siç janë lufta kundër korrupsionit reformat në gjyqësor, eurointegrimet…

“Kjo është bukuria e një demokracie dhe lirie. Ne kemi vlera të përbashkëta në koalicion dhe kjo na bashkon. Është me rëndësi që t’i mobilizojmë të gjithë votuesit me të cilët ndajmë vlerat e përbashkëta”, tha Zaevi.

Qëndrimi në shtëpi i qytetarëve, sipas tij, do të nënkuptonte kthim të regjimit.

“Ne nuk kemi humbur nga VMRO-DPMNE-ja, por nga ata që mbetën në vend. Një pjesë adresuan dënim serioz për shkak të efikasitetit në punën dhe vendimet personale, por besoj se e ndryshuam qasjen në fushatën tonë. Të rish në vend është mbështetje e plotë për oponentin tonë”, theksoi Zaev.

Në rrethin e dytë beson se LSDM-ja do të ketë fitore të dukshme dhe pret dallim të dukshëm në dobi të LSDM-së në Shkup, Çair, Karposh dhe Qendër.

Nëse LSDM-ja e humb Shkupin, Zaev përsëriti se nuk do të mund ta udhëheq Qeverinë sepse opozita do të bënte obstruksione në politikat e pushtetit qendror. Megjithatë, kjo, sipas tij, nuk do të thotë se është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Thotë se shumica parlamentare është e sigurt, e jo për zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse sipas tij dy vjet e gjysmë të ardhshme janë shans i papërsëritshëm që të zhvillohet ekonomia dhe të valorizohet puna e bërë.

“Të gjitha çështjet e mëdha janë mbyllur. Në vend nuk kemi çështje të hapura etnike, nuk kemi çështje të hapura me fqinjët, pesë pikat me Bullgarinë i dimë dhe i punojmë. Besoj se pas 14 nëntorit kur përfundojnë zgjedhjet në Bullgari deri në seancën e radhës të Këshillit për punë të përgjithshme kemi kohë të mjaftueshme që këtë ta përfundojmë dhe ta kemi konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments