Kërkoj përgjegjësi për skandalin që ndodhi vonë mbrëmë në Strumicë, ku përmes abuzimit të policisë dhe institucioneve shtetërore VMRO-DPMNE, Nake Chulev dhe Hristijan Mickoski u përpoqën të parandalojnë një veprim human, solidar për të ndihmuar bashkëqytetarët e mi ”, tha në postim të FB drejtuesi i LSDM-së Zoran Zaevi pas informacionit se policia dje ka hyrë në depo për kontrollin e paketave humanitare, të cilat janë një dhurim nga familja Zaevi gjatë krizës me koronavirusin. Ndërhyrja ishte bërë derisa vullnetarët nga shoqata “Të gjithë bashkarisht mundemi”. paketonin ushqime, dhe shpërndarja u ndalua.