Kalkulimi i vetëm i tyre është të arrijnë sërish në pushtet në mënyrë që të vjedhin atë që nuk arritën ta vjedhin, ndërsa thonë se tani janë të sapoardhur nga VMRO-DPMNE-ja dhe të “radhisin” abolime dhe amnisti të banditëve dhe kriminelëve. Por, me Stevo Pendarovskin do të ketë drejtësi, tha kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në qendër të Prilepit.
Ai theksoi se premton se sado që të jetë i pavarur sistemi gjyqësor, duhet të sjellë aktvendime, të sjellë vendime. Këtu janë vendimet sot, unë direkt dërgoj një urdhër për të gjithë, menjëherë të tërhiqet nga vendet e punës ku ata janë. Vetëm në këtë mënyrë funksionon sistemi. Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit është një institucion i pavarur dhe pres që të njoftoj rezultatet që ka shpallur dhe për anën tjetër sepse ato ishin shembulli i nepotizmit në shtetin dhe të gjitha partitë, por edhe punësimi relativ. Pres për anën tjetër, shtoi Zaevi.
https://fokus.mk/zaev-antikoruptsiska-gi-kazha-odlukite-isprakam-naredba-do-site-da-se-povlechat-od-rabotnite-mesta/
“Ndërkaq që ranë vendime në kohëra të vështira kur negociohej në Parlament për shumicë prej dy të tretave. Pati dhe ka vendime. Kemi vendime të gjykatave të shkallës së parë, kemi edhe vendime fuqiplote për vepra penale dënime me burg, të konfirmuara nga Apeli. Dhe do të ketë vendime, sepse ka dëshmi. Do të shohë e tërë Maqedonia, por edhe e tërë bota, sepse ekzistojnë edhe dëshmi materiale dhe audio dëshmi. Të gjithë e dinë atë. Dhe nuk do të ketë ngecje, sepse kjo është vënie e rendit dhe rregullit, sundimi i së drejtës, ligji të vlejë njejtë për të gjithë. Dhe do të vlejë”, theksoi Zaev.