5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi dhe Mickoski në takim te Pendarovski

Zaevi dhe Mickoski në takim te Pendarovski

Liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte janë në takim në vilën presidenciale në Vodno, pasi presidenti Stevo Penadroskovki sot u bëri thirrje atyre të gjejnë një zgjidhje kur të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pendarovski duke iu drejtuar opinionit, theksoi se duhet të ketë zgjedhje, por ato duhet të jenë në marrëveshje dhe me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike. Ky është takimi i parë në këtë format, për zgjedhjet te shefi i shtetit, pasi në dy takimet e mëparshme të liderëve nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Siç tha Pendarovski, nuk ka nevojë për një takim të përsëritur të liderëve në formatin që e kanë pasur dy herë më parë, sepse pozicioni i liderëve të tjerë është që të mbahen zgjedhjet më 5 ose 19 korrik.

Sipas Zaevit, deri nesër, kur mbaron gjendja e jashtëzakonshme, ekziston mundësia për një marrëveshje për datë për zgjedhje midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Të dy partitë, para ndërprerjes së komunikimit diskutuan që zgjedhjet parlamentare të mbahen të mërkurën, ndërsa të hënën dhe të martën paraprakisht të votojnë të sëmurët, të cilët do të paraqiten për votim.

Zaevi publikisht tha se do të kërkojë zgjatje treditore të gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i vendit, nëse VMRO-DPMNE pranon që zgjedhjet të mbahen më 8 korrik.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, siç deklaroi sekretari i përgjithshëm Igor Janushev, kërkoi nga presidenti Pendarovski një gjendje të re të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve dhe vdekjeve nga KOVID-19. Janë të gatshëm për bisedime dhe takime, por, siç tha ai, nuk po licitojn me datat e zgjedhjeve, sepse për ta ky është një rrezik dhe lojë me shëndetin e qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments