9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi / Bëj thirrje për përgjegjësi urgjente nga secili që ka bërë...

Zaevi / Bëj thirrje për përgjegjësi urgjente nga secili që ka bërë nepotizëm

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në qendër të Prilepit bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe profesionale nga secili që ka bërë nepotizëm dhe ka mohuar të drejtën e qytetarëve.

Vetëm ashtu, theksoi, do ta rregullojmë shtetin dhe kursesi në mënyrë tjetër.

“Ja sot vendimet, drejtpërdrejt urdhëroj të gjithë, menjëherë të tërhiqen nga vendet e punës ku janë. Vetëm ashtu do të funksionojë sistemi. Komisioni shtetëror për antikorrupsion është institucion i pavarur dhe pres t’i kumtojë rezultatet që i paralajmëroi edhe për palën tjetër sepse ata ishin shembulli për nepotizëm në shtet dhe tërë punësimin partiak, por edhe farefisnor. Pres edhe për palën tjetër”, shtoi Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments