Arritëm të realizojmë ëndrra shekullore të paraardhësve tanë. Kemi një copë tokë të njohur nga gjithë bota, si edhe gjuhën dhe identitetin. Tridhjetë vjet asnjë politikanë nuk ka pasur guximin të sjell vendim, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në Kavadar.
Duke u kthyer në interpretimin e ndryshëm të patriotizmit nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Zaev ka thënë se gjenerata të tëra janë shkatërruar që të mund politikanët të mbeten në pushtet dhe të kenë fuqi, por sot shteti është i njohur nga gjithë bota dhe e shkruar në arkivat e OKB-së.
Ai ka ftuar qytetarët që më 15 korrik të dalin dhe të zgjedhin siç tha, “patriotët e vërtetë, ata që mendojnë mirë për shtetin dhe të cilët ndërtojnë të ardhme evropiane të shtetit”.
Ai ka thënë se në VMRO-DPMNE ka vetëm patriotë të rremë, ndërsa patriot i vërtetë është ai i cili mendon për qytetarët e vet, investon në standard më të lartë ekonomik.
Duke folur për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit, anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, Zaev tha se 30 vite asnjë politikan nuk ka pasur guximin të bëjë hapa të mëdhenj në realizimin e këtyre qëllimeve.
Ai ka shtuar se patriotët e rremë të VMRO-së dinë vetëm të përhapin lajme të rreme.
Para të pranishmëve kanë folur edhe kandidatët për deputetë, Panço Minov, Daniella Koleva dhe Sonja Mirakovska dhe aktivisti qytetar, Nenad Jovanoviq.