Kryeministri Zoran Zaevi më 8 tetor në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.
Siç kumtoi pres shërbimi i NATO-s, Zaev do të shoqërohet nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Parashikohet që pas bisedave, Stoltenberg dhe Zaev të mbajnë pres konferencë të përbashkët.
Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e plotëfuqishme e Aleancës veriatlantike.