4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi: Asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata

Zaevi: Asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata

Informata është e mirë publike. Dezinformata është rreziku, porositi kryeministri Zoran Zaev në urimin e tij deri te punëtorët mediatikë me rastin e 3 Majit – Ditës së lirisë së mediumeve.

“Në Ditën botërore të lirisë së mediumeve, me rëndësi është të përsërisim dhe të konfirmojmë se në Maqedoninë e Veriut asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata. Autoritetet të cilët te ne kanë fshehur informata, e kanë robëruar shtetin. Prej vitit 2017 i kemi hapur institucionet, i deklasifikuam të dhënat për harxhimet dhe filluam të publikojmë një sërë dokumentesh dhe komplete të dhënash. Me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në vitin 2016 ishte në vendin e fundit, tani tre vite me radhë është e para sipas transparencës në rajon”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zaev.

Më herët, potencoi Zaev, bëhej gjithçka që të fshihet nga mediumet, e sot shërbimet e ministrive bëjnë çmos që të sigurojnë informatë të saktë, gjithpërfshirëse dhe me kohë.

“Mund të përmirësohemi dhe do të përmirësohemi, nuk guxon të mbetet asnjë institucion në Maqedoninë e Veriut me veset e vjetra të mbylljes dhe fshehjes së të dhënave. Derdhja e shpejtë e informatave të sakta është garancë se mediumet punojnë lirshëm. Se situatat me mediumet nga viti 2017 vazhdimisht po përmirësohet, konfirmon edhe raporti vjetor për liritë i “Fridom Haus”, ku thuhet se në Maqedoninë e Veriut rritet numri i mediumeve kritike dhe të pavarura, posaçërisht të onlajn plarformave, ndërsa indikatori më i rëndësishëm në raportin e ‘Reporterëve pa kufijë’ është se prej vitit 2017  kemi trend pozitiv të rritjes, që nuk ishte rast me Qeverinë e kaluar”, ka shkruar Zaev.

Raporti i “Fridom Haus”, thekson Zaev, edhe potencon se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i vetëm me përparim demokratik në Ballkanin Perëndimor. Përparimi i jonë është rezultati i dytë më i mirë mes 29 vendeve nga Evropa, të cilat janë lëndë e analizës në raport.

Zaev po ashtu apeloi që të gjithë që angazhohemi për informim me kohë, të saktë dhe masiv dhe t’u kundërshtohemi dezinformatave, të cilat kanë për qëllim të krijojnë fotografi të rreme, të frikësojnë dhe të bëjnë panik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments