10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeYlber Sela: Korridori 8 do të sjell një boom ekonomik, do të...

Ylber Sela: Korridori 8 do të sjell një boom ekonomik, do të jetë një mrekulli (VIDEO)

Sa është larg e sa është afër BE-së Maqedonia e Veriut, a kanë guximin e duhur ekzekutivi i tanishëm për të marrë vendime të fuqishme për ndryshimet kushtetuese? Nëse do të bëhemi pjesë e BE-se a do të zbrazët Maqedonia  duke ikur rinia   në vendet perëndimore? A do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe çka nëse nuk do të ndodh a do të ketë krizë politike dhe ekonomike?

E çka mendon për Korridorin 8 dhe 10D bllokimin e ligjeve nga opozita maqedonase VMRO dhe Levica pse e bëjnë këtë bllokim a kanë frikë nga zhvillimi i madh ekonomik i viseve shqiptare dhe çka do të thotë Korridori 8 në rrafshin politik dhe ekonomik për të gjitha këto pyetje profesori Universitar flet për portalin TS dhe TetovaSot.

TS: I nderuar profesor, jemi në muajin e Evropës, sa është larg Maqedonia e Veriut nga anëtarësimi në BE?

Ylber Sela: Ne jemi shumë afër, por jemi edhe shumë larg, varësisht nga puna që do të bëjnë politikanët tanë që kanë marrë përgjegjësi shumë të madhe që ta çojnë vendin shumë përpara, dhe besoj që përgjegjësia më e madhe është që ato të zhvillojnë shtetin. Nëse e zhvillojnë shtetin rruga për në BE është shumë afër, nëse nuk e zhvillojnë shtetin atëherë rruga është shumë larg.

TSMe këta politikan që kemi a ecën më shpejtë rruga për në BE apo më ngadalë?

Ylber Sela: Qeveria aktuale ka treguar që ka vullnet që ta çojë shtetin përpara. Jo rastësisht kjo qeveri ka bërë ndryshimin e emrit, dhe Maqedonia de fakto dhe de jure është anëtare e NATO-së, ku një pjesë e palës maqedonase tregojë guxim me kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev bashkë me BDI-në dhe ASh-në dhe me partitë tjera shqiptare kanë luajtur rol shumë konstruktiv ku shqiptarët kanë qenë në një gjuhë të përbashkët ndërsa partitë maqedonase kanë qenë të ndara ku gjysma kanë treguar gatishmëri për emrin dhe tani duhet të ndodh edhe me ndryshimet kushtetuese. dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

TS: Nëse do të bëhemi pjesë e BE-së a do të zbrazët Maqedonia  duke ikur rinia   në vendet perëndimore? 

Ylber Sela: Normalisht, duhet të shohim Kroacinë, ka pasur ikje do ketë ikje kanë ikur edhe nga Kroacia, por ka raste që janë rikthyer njerëzit. Kanë hapur biznese, janë shkolluar janë rikthyer duke kontribuar për vendin e tyre. Situata mund të vështirësohet nëse rruga për në BE do të neglizhohet atëherë ky trend i ikjes do të vazhdojë, ndërsa nëse do të jemi pjesë e BE-së ky trend do të jetë më i vogël ku do të ketë edhe kthim të trurit sepse do të kemi ligje evropiane do të jemi në një familje evropiane me investime dhe me siguri të madhe. SHBA dhe BE do na ndihmojnë që të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane për gjeneratat e reja.

TS: A do të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe nëse nuk bëhen, a e pret Maqedoninë e Veriut  një krizë politike dhe ekonomike?

Ylber Sela: Unë jam optimistë dhe besoj që çdo deputet i cili ka të drejtën e votës për ndryshimet kushtetuese duhet të mendojë për fëmijët e tij. Ndryshimet kushtetuese janë për të ardhmen e të rinjve, për të ardhmen e shtetit. Pala maqedonase duhet të bëjë kompromis pasi kështu funksionon BE-ja, Bullgaria ka të drejtën e vetos pasi është brenda dhe duhet të bëjmë kompromisin më të madh, pasi ne kemi interes për Evropën. Hapja e negociatave do të pasojë me një vrull të madh financimesh të projekteve të Bashkimit Evropian. Andaj une jam optimist dhe nuk dua të mendoj ndryshe pasi hyjmë në skenare të errëta pasi prapa derës e kemi luftën e Ukrainës jo rastësisht kemi personalitete të mëdhaja të SHBA-se dhe BE-së këtu, javët e ardhshme do të ketë vizita tjera të personaliteteve nga BE-ja dhe SHBA-ja për t’ju dhënë garanci qeverisë dhe opozitës maqedonase se është interes i shtetit, interes nacional dhe interes i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

TS: Çka mendoni për bllokimin e ligjeve për korridorin 8 dhe 10d nga VMRO -ja dhe Levica, pse e bëjnë, a keni ndonjë mendim në lidhje me këto bllokime?

Ylber Sela: Unë çdo gjë mund ta kisha menduar, por të përfitosh nga një korridor i cili është interes evropian, interes rajonal është interes shtetëror dhe të bësh politikë partiake me këtë qëllim nuk mund ta kuptoj, qytetarët nuk ju besojnë thashethemeve të VMRO-së. Korridori 8 ka qenë i pritur më herët pasi ne si qytetarë, biznesi, turizmi e kanë ndjerë në lëkurën e saj. Të gjithë që duan të shkojnë në Strugë, Ohër e Pogradec menxi po presin, jo të ndërtohen korridoret por edhe kufijtë të hiqen. Korridori 8 hap rrugën për të përdorur portin e Durrësit njejetë si ai i Selanikut për këmbim të mallrave dhe rritjen e biznesit. Ky projekt nuk është i Maqedonisë së Veriut, ky projekt është të gjithëve, i evropianëve, është projekt rajonal që lidh disa shtete, është korridor shtetëror që lidh bizneset dhe do të ketë një boom ekonomik dhe në fund është interes i qytetarëve. Fati jonë i madh është që e kemi kompaninë serioze si Bechtel-Enka, e cila ka një përvojë shumë të madhe. Çdo ditë shkojmë në Kosovë dhe e shohim çka ka ndërtuar nëse e njejta do të bëhet këtu kjo do të jetë një mrekulli për qytetarët për shtetin dhe për rajonin.

TS: Profesor me që jemi në fund edhe pse e thatë, por çka do të thotë për ju Korridori 8 në rafshin politik dhe ekonimik? 

Ylber Sela: Korridori 8 është gjithçka, nuk ka qytetarë që është kundër saj, por assesi partitë politike nuk duhet ta shfrytëzojnë Korridorin 8 për përfitime politike sepse do të jenë qesharak andaj qytetarët nuk e besojnë. Qytetarët e kanë pritur me vite këtë, tani thuan shyqyr që erdhi dhe le të bëhet me standarde ku unë besojë që në 2027 të bëhet dhe ta prekim, ta shijojnë qytetarët dhe atëherë do të jenë ndryshe deklaratat njejtë si në Kosovë që kanë kundërshtuar dhe sot thonë shyqyr që u bë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments