Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha shprehet i zhgënjyer që 22 vite pas përfundimit të luftës në Maqedoni, flitet për avancimin e Ligjit për të ashtuquajturit “branitella”, ndërsa statusi i UÇK-së mbeti i pazgjidhur.
Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se politika shqiptare në këto dy dekada asnjëherë nuk u bë bashkë për të rregulluar statusin juridik të UÇK-së, siç bëri pala maqedonasve me pjesëtarët maqedonas të luftës.
“Po kthehem te ajo deklarata kur një invalid i UÇK-së i ankohet Ali Ahmetit, duke i thënë se kemi paguar nga 6 mijë euro për një punësim dhe Ali Ahmeti i thotë “keni parë ju të luftoni dhe të merrni pensione”, dhe këto pensione nuk u dhanë asnjëherë, sado të vogla të ishin. Por, ai nuk kishte pas kohë, sepse kishte pas bërë milionera farefisin e tij, nipa, stërnipa, etj. Sa herë që hapet tema e “branitellave” dhe UÇK-së, pala maqedonase bëhet bashkë ndërsa ajo shqiptare jo”, tha mes tjerash, Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.