7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeXhevdet Nasufi ish ministër i drejtësisë / BDI përgjegjëse për mosintegrimin në...

Xhevdet Nasufi ish ministër i drejtësisë / BDI përgjegjëse për mosintegrimin në BE

Shkruan: Xhevdet Nasufi

Ishte surprizë pozitive kur pas luftës 2001 partia e Ali Ahmetit u emërtua si Bashkimi Demokratik për integrim (BDI), atribut integrus.
Ndoshta ishte edhe iluzion shqiptar,ashtu sikur nuk duhej të ishte,se mu kjo parti politike shqiptare me kohëzgjatje me të gjatë në qeverisje se gjithë të tjerat sot është edhe dëmbja dhe zhgënjimi i madh për shqiptarët.

Maqedonia e Veriut me decenie po refuzohet dhe pengohet në proçesin e integrimit,por ky i fundit ka një dhimbsuri të veçant në dy rrafshe për shqiptarët: Së pari,Shqipëria është dëmi kolateral i paspjegueshëm për arsyet dhe pretekstin; Së dyti,edhepse në këtë hollokaust politiko-diplomatik për të cilin fajtori kryesor është Tirana dhe Shkupi shqiptar, qeverisja aktuale në Tiranë në veçanti, me syt në ball e mëndjen në kokë dhe në vënd se të bëhet vendtakim bashkimi, hidhet në arenë si toreador dhe lufton për Maqedoninë e Veriut,ama qartësisht kundër vetv etes dhe unitetit shqiptar.Rama ose lufton nëpërmjet retorikës që të tejkaloj vetveten,përsëri para Europës që në fund zgjodhi qeshjen si reagim,ose ka pretendimin megalomane si objektiv,apo edhe të krijoj alibin për refuzimin e hapjes së kofernecës së parë integruese .

BDI si simbolikë integruese,që nga themelimi përdori integrimin si propagand zgjedhore. Kjo edhe tani e njëzetvjet po e mban ate në pushtet.Pra,alibi i politikës për “veshin e shurdhët” të Unionit Europian ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë është thjesht imagjinate që as në udhëkryq si orienton të humburit.
Zhvillimet flasin, BDI ka marë dikasterët parsore në qeversje për proçesin e integrimit të Maqedonisë Veriore. Mu ky fakt e bënë edhe më përgjegjësë këtë Parti politike.Së pari, para shqiptarëve dhe shtetit; Së dyti edhe para Shqipërisë të cilën Maqedonia e ka ngjitur si rimorkio pas vehtes.

Greqia dhe Bullgaria gjithmon apostrofohen si arsye për vonesat integrues të Maqedonisë së Veriut.Në sensin më të mirë dhe më të natyrshëm këtij fakti historik resurset politike shqiptare i përgjigjen me emocionin politik të maqedonasve.Kjo edhe svidon,por edhe mistifikon historinë dhe e konfronton me të sotmen.Kjo mosnjohje dhe mosanalizim bashk me mungesen e ideve dhe kreacioneve për globalizim racional,përfshi këtu edhe qëllimshëm nga vet maqedonasit, më së shumti i godit shqiptarët.Kjo për faktin se viset shqiptare,sidomos në Maqedoni ngadal po boshatisen,po ngelin vetëm bëdëistat si maqineri zgjedhore.

Pasiguria dhe pasojat e mosintegrimit për gjithë këto njëzetvjet më shumë se të tjerëve i atribohen BDI.Ky proçes i stërzgjatur(vëndet ish socialiste me lehtësi e arriten integrimin e plot në BE) i ka godit shqiptarët edhe në dy rafshe senzitive: Pothujse entuziazmi shqiptar për integrim sot ka agravuar në apati për shkak të politikës të BDI,tani në fund kulmoi me proektin pansllavist Ballkani i Hapur në njëren anë,dhe copëzimi i skajshëm i Marëveshjes së Ohrit si kontratë historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve që të disfunksionoi ekuilibri binacional i shtetit,në anën tjetër. Dhe në fund nuk duhet harruar të vërteten e këndshme historike për marëdhëniet shqiptare-bullgare.Prandaj,çdo avokati shqiptare kundër Ballgarisë për interes të të tjerëve siç po bënë Rama dhe disa shqiptar të tjerë, është apsurd i madh në qartësine e marëdhënieve shqiptare-bullgare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments