Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij treditore në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ai deklaroi se ishte privilegj për të të flasë, pavarësisht kohës së gjatë të dëshmisë, duke e konsideruar atë një përdorim të rëndësishëm të kohës së tij.
Gjatë dëshmisë, Rubin sqaroi se nuk kishte njohuri për disa lëvizje të personave të përfshirë, duke konfirmuar se Hashim Thaçi nuk kishte qenë “asnjë lloj komandanti kryesor” gjatë periudhës në fjalë.Ai rikujtoi gjithashtu komunikimet e tij me Thaçin dhe periudhën e marrëveshjes së Rambujesë, duke sqaruar përdorimin e termit “tradhtar” që u referua si perceptim personal dhe jo deklaratë direkte e Thaçit.
Rubin theksoi se epiteti ishte një përmbledhje e situatës dhe presionit të madh mbi Thaçin në atë kohë, dhe se interpretimet e mëvonshme mund të kenë ndryshuar fjalët origjinale të tij.