Mickovski :Ta kthejmë Maqedoninë maqedonasve, ne çdo tubim parazgjedhor ne zgjedhjet parlamentare?
Kryeministri Mickovski :nuk do nxjerrë kandidat maqedon ne Maqedoninë perëndimore, dhe kërkon nga votuesit maqedon ti votojnë kandidatët për kryetarë të Vleni-të?
Kryeministri Mickovski, kontradiktor i frustruar, apo vizioni i tij është ta thellojë armiqësinë mes partive politike shqiptare dhe përfitim të votave shqiptare në qytetin e Shkupit dhe ne Kumanovë me kandidatët e vmros?.
Marrëveshja sekrete mes Mickovskit -Bilalit – Taravarit ne vitin 2021 në raundin e dytë të ndihmohen kta kandidat nga votuesit e vmros pati sukses. Por, a do ketë sukses edhe ne Tetor kryeministri Mickovski me strategjinë e tij apo votuesit maqedon do ta bojkotojnë balotazhin. informatat që dalin nga taboret e vmros tregojnë se, pjesa e madhe e votuesve të vmros janë të frustruar dhe kanë bindjen se kryeministri Mickovski do konfederat sekrete (jo ne letër) mes maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe me pas të bashkangjitet me shumë me botën Serbe. Votuesit shqiptarë të Vleni-t, a do mund ta kuptojnë planin që është duke e thurur kryeministri Mickovski dhe bota serbe për shqiptarët. Të ngelim me shpresë se, plani i kryeministrit dhe botës serbe, nuk do të arrij qëllimin për poste të larta të maqedonasve ne këshillat komunale.