Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë. Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.
Deklarimin e Kurtit e shpërndau ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se 40 pjesëtarë të komunitetit serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës.“Dhe afër 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë). Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
And close to 40 members from the Serb community have joined the @Kosovo_Police so far this year (they now make 5% of our total police force). Many more will join the fight against illegal activities & provide security for all RKS citizens. https://t.co/yktoDuhyY8
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 9, 2024