Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mund ta eleminojë fizikisht Milan Radoiçiqin.
Ai tha se Radoiçiq “di shumë për presidentin e Serbisë”, derisa shtoi se ai e ka mik të mirë vëllanë dhe djalin e tij.
“Unë mendoj që Vuçiqi më shpejt ose më lehtë e vret Radoiçiqin, për faktin se Radoiçi din shumë, ai e ka mik të ngushtë Vuçiqin e vëllain e djalin e tij. Kanë biznese bashkë.
Këto veprime dihen, kur dikush bëhet rrezik për me ia prishë dikuj karrierën politike, për me sjellë para një gjykate ndërkombëtare, akti si akt me leje të presidentit është shumë i rëndë”, tha Haliti.