Bartësi i listët në njësinë zgjedhore numër 5 nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Talat Xhaferi ka vazhduar takimet me qytetarët e kësaj zone, ku për çdo ditë po merr përkrahje edhe më të madhe nga qytetarët.
Ai së fundi ishte në f.Llazhan të Komunës së Dollnenit ku e pritën shumë qytetarët të etnitetit boshnjak dhe i dhan përkrahje të madhe kandidaturës së tij për deputet.
Xhaferi para të pranishmëve shprehu kënaqësinë e tij për të dëgjuar nga afër hallet e qytetarëve, sidomos dhimbjen e Sanxhakut, ku tha se koha që ka kaluar nuk kthehet, por punët e mira mund të vijnë, sidomos me mbështetjen e tyre të sinqertë.
Kryeparlamentari mes tjerash tha se i vjenë mirë që po mund të komunikojnë drejtpërdrejt që nga afër të dëgjojë për problemet me të cilat ballafaqohen dhe dha premtimin se kjo nuk do të jetë vizita e tij e fundit në këtë fshat.
“Në këto zgjedhje kam nderin dhe përgjegjësinë të jem bartës në njësinë zgjedhore numër 5. Dhe unë jam i vetëdijshëm që kjo është përgjegjësi për mua gjatë katër viteve të ardhshme pa marrë parasyshë rezultatit zgjedhorë për të cilën nuk kam dyshim që mbështetja juaj do të jetë shumë e madhe dhe për këtë kam dashur të iu vizitojë personalisht këtu. Kam ardhur këtu që tju dëgjojë, dhe të tregoni se çfarë duhet të punojë në mandatin e ardhshëm. E di që keni ende dhimbje për Sanxhakun. Ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet. Dikush nga ju më njeh personalisht, dikush përmes televizionit. Ju premtoj se kjo nuk do të jetë vizita ime e parë e as e fundit te ju, të jeni të bindur. Unë jam i vetëdijshëm që kjo është një zonë e madhe, e gjërë në krahasim me njësitë tjera zgjedhore por ku kam pranuar të jem bartës, e di se çfarë detyra kam pranuar. Më vie shumë mirë që po komunikojmë direkisht”, ka theksuar mes tjerash Talat Xhaferi.
Të pranishmit duardrokitën Xhaferin, njëherit duke i dhënë mbështetje të madhe më 15 korrik. Në të njejtën kohë ata ishin shumë të kënaqur sepse gjatë periudhës së fundit nuk i kishte vizituar asnjë funksionarë i lartë shtetërorë, ku dje ishte kryeparlamentari Talat Xhaferi.