4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeXhaferi dhe Pendarovski edhe më tutje me qëndrime të ndryshme për afatet...

Xhaferi dhe Pendarovski edhe më tutje me qëndrime të ndryshme për afatet për dhënien e mandatit

Talat Xhaferi, kryetar i deritanishëm i Kuvendit, ndërsa tani kryesues i tij, përsëri paralajmëroi se nëse presidenti Stevo Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues.

“Është jokushtetuese që të jepet mandati pa pasur kryetar të Kuvendit i cili do t’i vendosë në funksion afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse shtëpisë ligjvënëse afatet i fillojnë nga momenti kur do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, theksoi Talat Xhaferi mbrëmë në një intervistë për emisionin “10 minuta” në TV 21.

Kjo është paraparë me Kushtetutë, sqaron Xhaferi, duke shtuar se secili proces i cili mund të fillojë, mund ta vendosë në pikëpyetje gjithë procesin e zgjedhjeve i cili sapo përfundoi. Gjithashtu paralajmëron se nëse mandati për formimin e Qeverisë  besohet pa kryetar të Kuvendit, atëherë rrezikohet që institucionet të hynë në krizë kushtetuese-institucionale, sepse presidenti nuk ka se kë ta informojë.

Xhaferi pyet se kë do ta njoftojë Pendarovski se e ka dhënë mandatin sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit – “kryetarin e Kuvendit i cili nuk ekziston”.

Ai tha se si kryesues i Kuvendit, sipas Rregullores, do të vazhdojë të kryesojë me mbledhjen konstituive derisa nuk zgjidhet spikeri i ri i Kuvendit.

Situatën e krijuar, Xhaferi e sheh si pasojë e interpretimeve politike, e jo me bazë juridike dhe shton se Gjykata Kushtetuese ka hapësirë për punë parandaluese dhe afat që të prononcohet rreth këtyre dilemave.

Para disa ditëve, nga Kabineti i Pendarovskit për MEDIAL-n sqaruan se sipas dispozitave kushtetuese në nenin 90 paragrafi 1 afati për ndarjen e mandatit është dhjetë ditë që nga konstituimi i Kuvendit. Me ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve konsiderohet se është konstituuar Kuvendi.

“Në vitin 2016, kryesuesi i atëhershëm, Trajko Veljanovski, ka dërguar shkresë me datë 30 dhjetor 2016, me të cilin e informon presidentin e atëhershëm Ivanov se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, edhe pse nuk është zgjedhur kryetari”, sqarojnë nga kabineti.

Kabineti i presidentit e pret shkresën e kryesuesit Talat Xhaferi, me të cilin do të informojë se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.

“Pa marrë parasysh shkresën, sipas normave kushtetuese, afatet për ndarjen e mandatit të kandidatit të partisë ose partive të cilat kanë shumicën në Kuvend rrjedhin nga 5 gushti i vitit 2020”, theksojnë për MEDIAL-n nga kabineti i Pendarovskit.

Sipas protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19, të martën e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në sallën e Kupolës së Madhe u mbajt seanca konstituive e përbërjes së dhjetë parlamentare, në të cilën morën pjesë 117 nga gjithsej 120 deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Në rend ditë të mbledhjes konstituive ishin katër pika, për çka vetëm për dy të parat kishte debat. Pikat tjera të cilat parashohin zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, zëvendësve të tyre dhe anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, sipas kryetarit të përbërjes paraprake parlamentare Talat Xhaferi, do të diskutohen atëherë kur do të krijohen kushte për këtë. fc/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments