XHABIR DERALLA
Video-storien investigative “Vrasja në Tetovë” e kam parë pas tentativës së dytë. Përpjekja ime e parë ishte e pasuksesshme, hoqa dorë, sepse u trondita nga fillimi dhe video insertet nga tragjedia me spitalin modular në Tetovë, më 8 shtator 2021. Por të nesërmen iu ktheva historisë së saj, e pashë me kujdes nga fillimi në fund. Është një histori kërkimore vërtet e punuar mirë, me një realizim të shkëlqyer si në aspektin dramaturgjik ashtu edhe në atë të produksionit. Dhe nuk më la indiferent.
Redaktorja Sashka Cvetkovska dhe ekipi i saj i gazetarisë hulumtuese u futën në esencën e ngjarjeve që kanë të bëjnë me tragjedinë dhe gjithçka që pason, me elan dhe përkushtim të dukshëm profesional. Dëshmitë dhe faktet e zbuluara nga IRL në këtë histori zemërthyese janë bindëse dhe të qarta. Dhe – mbi të gjitha – jashtëzakonisht shqetësuese.
Për mua, ka të paktën tre fakte jashtëzakonisht shqetësuese për këtë histori. E para, natyrisht, i referohet tragjedisë madhe të të vdekurve dhe familjeve të tyre. Shkakton dhembshuri të pamasë, trishtim, pafuqi, por edhe zemërim.
Fakti i dytë i referohet heshtjes së institucioneve. Jashtëzakonisht alarmante janë dëshmitë e vetë ekipit, i cili, me sa duket, prej javësh e muajsh nuk ka mundur të marrë të dhënat dhe dokumentet përkatëse që institucionet janë të detyruara të japin. Deklaratat politike janë një gjë, sigurisht që mund të jenë problematike ose të mbështetura, por heshtja e institucioneve dhe zvarritja e përgjigjeve janë tejet të papranueshme./Analiza e plotë.