8.5 C
Tetovo
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
BallinaLajmeXhabir Deralla nga Civil: Në listat zgjedhore akoma figurojnë persona që kanë...

Xhabir Deralla nga Civil: Në listat zgjedhore akoma figurojnë persona që kanë ndërruar jetë

Vendi përballet me dobësi të thella dhe shumëvjeçare në sistemin zgjedhor, ku edhe pas më shumë se një dekade, emrat e personave të vdekur ende figurojnë në listat zgjedhore. Kjo pasqyron mangësitë e shumta të kodit zgjedhor. Xhabir Deralla nga Qendra për Liri-Civil në intervistën për Alsat tha se mungesa e transparencës nga shumica e subjekteve që marrin pjesë në zgjedhje e thellon edhe më tej krizën e besueshmërisë në proceset zgjedhore.

“Dalin njerëzit me lot në sy nga vendvotimet pasi që e kanë parë të afërmin e tyre që ka vdekur një vit, dy apo 5 ,10 vite më parë, ka shumë raste të tilla, në secilën komunë. Na kanë arritur deri në pesë-gjashtë ankesa gjatë rrethit të parë. Kuptohet se të njëjtën do ta shohim edhe në rrethin e dytë. Ne kemi probleme pasi kodi zgjedhor ka shumë dobësi”, tha Xhabir Deralla, Qendra për liri civil.

Deralla përmendi gjithashtu edhe problemet me pajisjet biometrike dhe trajnimin joadekuat e komisioneve zgjedhore.

“Ne në atë kohë e kemi kritikuar atë vendim, konsideronim se nuk është e nevojshme të investohen aq shumë para në diçka që është e mundur të mos funksionojë, duke pasur parasysh kapacitetet infrastrukturore dhe profesionale të administratës zgjedhore. Ne shohim se administrata zgjedhore nuk ka ndjekur trajnim, dhe kur shohim se kanë komisione të tilla mund ta paramendoni se sa funksionojnë ato aparate të gishtërinjve”, shtoi ai.

Ai shtoi se ankesat nga ana e personave me aftësi të veçanta janë gjithnjë e më të shpeshta, për shkak se shumë vendvotime vazhdojnë të jenë të paarritshme për ta, pa infrastrukturë të përshtatshme dhe pa kushte minimale që do t’u mundësonin atyre të drejtën për të votuar./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments