9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeWagneri rus niset drejt Kosovës, kompania e njohur izraelite jep alarmin!

Wagneri rus niset drejt Kosovës, kompania e njohur izraelite jep alarmin!

Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon përmes një postimi në Twitter se grupi famëkeq paraushtarak rus Wagner është nisur drejt Kosovës, pas trazirave të këtyre ditëve në veriun e saj.

Mediat në Kosove thonë se kompania që nxori njoftimin është e njohur për paralajmërimin e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e një pjesë të tyre në kulmin e goditjeve të ISIS në Europë gjatë viteve  2014-2017.

“Terror Alarm” pretendon se e ka siguruar këtë informacion nga OpenSource Intelligence, e cila ka monitoruar kanalin e PMC Wagner në rrjetin Telegram.

Së fundi, ai u vendos në qendër të vëmendjes edhe për tentativat për rekrutim në Ballkanin Perëndimor, përmes lidhjeve me organizatat e krahut të djathtë që operojnë në këtë rajon. Kjo ngjalli në janar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vendosën ndaj tij sanksione shtesë.

I përshkruar shpesh si një ushtri mercenare, Wagneri u krijua në 2014-tën, pikërisht në vitin kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments