Guvernatori i qytetit rus, Rostov, Vasily Golubev, pas hyrjes së grupit rus në këtë qytet u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin pa nevojë.
Golubev tha se situata aktuale kërkon përqendrim maksimal të të gjitha forcave për ta ruajtur rendin.
“Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës. I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia pa qenë nevoja”, tha ai në një mesazh në rrjetin social Telegram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.
Kujtojmë se më herët kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se ka hyrë në Rusi, konkretisht në qytetin Rostov, teksa ka paralajmëruar se “nëse dikush na pengon, ne do të shkatërrojmë gjithçka”.
Në Moskë tashmë niveli i sigurisë është rritur, ku të gjitha objektet e rëndësishme shtetërore po ruhen nga forcat speciale.
E gjithë kjo vjen pasi Prigozhini pretendon se ushtria ruse ka bombarduar mbi mercenarët e Wagnerit, duke vrarë një numër të madh të tyre.
Ndërsa në rrjetin social Twitter, po qarkullojnë disa pamje të cilat besohet se janë momentet kur grupi Wagner ka hyrë në qytetin rus, Rostov, i cili kufizohet me Ukrainën:
Russian channels are sharing a video allegedly showing a Wagner column in Rostov. Can’t tell the location from the footage (or the original source), but the lead vehicle looks like a Chekan MRAP, which is used by Wagner.https://t.co/YTWslCql5ghttps://t.co/uLL7CskRqu pic.twitter.com/JoMKyuexkY
— Rob Lee (@RALee85) June 24, 2023