7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVULIN MBI RRËZIMIN E QEVERISË NË KOSOVË: EVIDENTE PËRPLASJA SHBA-GJERMANI

VULIN MBI RRËZIMIN E QEVERISË NË KOSOVË: EVIDENTE PËRPLASJA SHBA-GJERMANI

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin duke komentuar rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, tha se është evidente në pyetje përplasja midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Buldozer diplomacia e të dërguarit special të Presidencës amerikane për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell duket se korri fitore. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, nuk pres një ndryshim të madh”, tha Vulin për Radiotelevizionin e Serbisë.

Pas dhjetë orësh debat, Kuvendi i Kosovës mbrëmë votoi mosbesim ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, me iniciativë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), parti që ishte pjesë e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjithsej 82 deputetë votuan kundër Qeverisë së Kosovës, 32 ishin kundër dhe një abstenoi.

Shumica e deputetëve të LDK-së, deputetë të partive opozitare të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca për Kosovën e Re si dhe Lista Serbe dhe anëtarët e komuniteteve pakicë jo serbë votuan për rrëzimin e qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments