8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVUÇIQI TREGON PSE NUK DESHËN QË “AIR SERBIA” TË REALIZOJË FLUTURIMET BEOGRAD-PRISHTINË

VUÇIQI TREGON PSE NUK DESHËN QË “AIR SERBIA” TË REALIZOJË FLUTURIMET BEOGRAD-PRISHTINË

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar nga Zvicra marrëveshjen Kosovë – Serbi të nënshkruar në Berlin për vendosjen e një linjë fluturimi në relacionin Prishtinë – Beograd.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje është evituar njohja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiq që është kritikuar se pse kompania Air Serbia nuk do të jetë operatori por kompania gjermane, ka thënë se në këtë mënyrë është evituar njohja e Kosovës.

“Air Serbia do duhej të nënshkruante të gjitha dokumentet me shtetin e Kosovës. Do të duhej të bënte marrëveshje me aeroportin Adem Jashari, por edhe me Kosovën si shtet, do duhej ta pranonim se hapësira ajrore nuk është nën kontrollin tonë. Për këtë ne kërkuam dhe luftuam që ta involvojmë KFOR-in, ta kemi një ndërmjetës që me rezolutën e OKB-së është përgjegjës për atë hapësirë”, ka thënë Vuçiq. /Insajderi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments