8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeVuçiqi takon djalin e Trumpit në Beograd

Vuçiqi takon djalin e Trumpit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump Jr. djalin e presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe për temat aktuale me rëndësi politike dhe ekonomike në botë.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Facebook.Trump Jr. ka qenë në Beograd në shtator të vitit 2024, kur ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale.

Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, veçse ka nisur të bëjë biznes në Beograd.

Me kompaninë e tij është nënshkruar një kontratë në maj të vitit 2024 për të ndërtuar një kompleks biznesor dhe rezidencial të një ish-shefi të Shtabit të Përgjithshëm, pjesë të të cilit janë shkatërruar si pasojë e intervenimit të NATO-s më 1999.

Përpara takimit, Vuçiq u ka bërë thirrje të gjitha aktorëve politikë në Serbi që të shmangin dhunën.

“Të mos sillen në mënyrë jokushtetuese, të mos pengojnë lëvizjen e njerëzve tjerë, që të mos krijojnë kriza pengjesh duke ia parandaluar dikujt punën dhe jetesën, që të mos sulmojnë policinë, siç e kanë sulmuar para ndërtesës së Radiotelevizionit të Serbisë një natë më parë, të cilët nuk e kanë prekur askënd, dhe që të sillen në mënyrë të civilizuar, në përputhje me ligjet e këtij shteti”, ka thënë Vuçiq.

Në mbrëmjen e së hënës, studentët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së RTS-së në Beograd.

Për pasojë ka pasur përleshje mes forcave policore dhe protesutesve.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se policia nuk ka vepruar kundër protestueseve, por që ajo është sulmuar, ndonëse në pamjet në rrjetet sociale shihet qartë se policia i ka sulmuar dhe rrahur studentët dhe qytetarët tjerë.

Një zyrtar policor është plagosur, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se plaga e tij e rëndë në sy është shkaktuar nga protestuesit, të cilët i ka quajtur “anëtarë të pleniumit bolshevik”.

Megjithatë, pamjet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtari policor i plagosur ka qenë me veshje civile në protesta dhe ka mundësi të jetë plagosur nga kolegët e tij në uniformë.

Përmes bllokadave dhe protestave, studentët po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 15 personave, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Qeveria pretendon se i ka plotësuar kërkesat e studentëve, derisa një grup ekspertësh i formuar nga Senati i Universitetit të Beogradit i ka mohuar këto pretendime përmes një raporti.

Studentë prej shumë pjesëve të Serbisë veçse janë nisur drejt Beogradit, në një protestë të re që është planifikuar për 15 mars./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments