4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeVuçiqi mohoi përgjegjësinë për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, politikani serb e...

Vuçiqi mohoi përgjegjësinë për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, politikani serb e pyet: Kush do të besojë ty pas Banjskës?

Ish-bashkëpartiaku i Aleksandar Vuçiqit në Partinë Progresive Serbe (SNS), tani kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Serbisë, Dragan Shormaz, ka komentuar reagimet e presidentit serb lidhur me sulmin e fundit terrorist me eksploziv në kanalin e Ibër – Lepencit në veri të Kosovës.

Shormaz, përmes një postimi në platformën “X”, thotë se presidenti serb Vuçiq mohon se qëndron pas aktit terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit në afërsi të Zubin Potokut, ashtu siç kishte mohuar edhe sulmin terrorist në Banjskë një vit më parë.

“Gjithë ditën Aleksandar Vuçiq dhe grupi i tij justifikohen ‘nuk jemi ne, nuk është Serbia’! Pra, si atëherë pas Banjskës nuk ishit i dyshuar dhe nuk e keni ekstraduar apo gjykuar Radoiçiqin!”, ka shkruar Shormaz, transmeton Telegrafi.

Tutje politikani serb thotë se kush mund t’i besojë Vuçiqit pas fshehjes së përgjegjësisë për vdekjen e 15 personave në Novi Sad nga rënia e një çatie në stacionin hekurudhor.

“Kush mund t’ju besojë kur keni treguar se jeni gati të bëni gjithçka për të “fshehur” përgjegjësinë për 15 të vdekur!”, ka shkruar ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ku nga një shpërthim me eksploziv dëmtua kanali i Ibër-Lepencit.

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments