Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përkeqësuar papritur gjendja shëndetësore gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.Sipas informacioneve jozyrtare të gazetës “Blic”, pas kontrollit mjekësor, udhëheqësi serb ka marrë vendimin që të ndërpresë vizitën dhe të kthehet në Serbi. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të pasdites.
Nga kabineti i presidentit të Serbisë është bërë e ditur se opinioni do të informohet më në detaje në ditët në vijim.
Në momentin kur i është përkeqësuar gjendja, Vuçiq ndodhej në shoqërinë e ministrit të Financave, Sinisha Mali, dhe këshilltares për media, Suzana Vasiljeviq.
https://www.politika.rs/scc/clanak/675860/predsedniku-vucicu-pozlilo-prekinuo-posetu-americi