7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiqi nga Shkupi: Kroati dhe bullgari le të shohin punët e veta,...

Vuçiqi nga Shkupi: Kroati dhe bullgari le të shohin punët e veta, mos të na tregojnë neve çka të bëjmë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Samitin e sotëm të Procesit Brdo Brijunit është diskutuar për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën drejt BE-së.

Vuçiq, në një deklaratë për gazetarët pas takimit në Shkup, tha se diskutimet për Kosovën dhe Serbinë janë lënë për të enjten në Bruksel.

“Ne folëm për të ardhmen. Disa janë më entuziastë, disa pak më pak. Diskutimi shkoi si duhet, nuk pati argumente të mëdha, pasi problemet tona me Prishtinën i lamë për të enjten në Bruksel”, shpjegoi ai, transmeton Klankosova.
Ai tha se sot është folur për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, çfarë mund të kërkohet nga iniciativa roaming, deri në pjesëmarrjen në tregun e përbashkët.

“Në deklaratë shkruhet se do të donin anëtarësimin në BE më shpejt, më së voni deri në vitin 2030. Këto janë dëshira të bukura, por kush jam unë që të shkatërroj optimizmin e disa të tjerëve. Ishte e imja të pranoja. Është mirë nëse është kështu, dhe nëse do të jetë…” tha ai.

Ai tha se takimi ishte i mirë sepse liderët shprehën mendimet e tyre dhe diskutuan mundësitë dhe problemet ekonomike në periudhën e ardhshme, siç është rritja e çmimit të naftës.

Ai me fjalor që nuk i ngjan një presidenti ka reaguar ndaj verejejeve të Sofjes dhe presidentit kroat, “kroati dhe bullgari le të shohin punët e veta, mos të na tregojnë neve çka të bëjmë”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments