5.3 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Kosova nuk mund ta ndalojë importin e mallrave serbe

Vuçiq: Kosova nuk mund ta ndalojë importin e mallrave serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk mundet ta ndalojë importimin e mallrave serbe.

Ai, në Radio Televizionin Publik të Serbisë, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka për qëllim dëbimin e serbëve.

“Nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot nga CEFTA e deri te të gjitha rregulloret tjera ligjore, këtë nuk guxoni dhe nuk mund ta bëni.

Së dyti, po tregoni se dëshironi ta lini popullin serb në Kosovë e Metohi pa ushqime elementare – bukë, qumësht. Shumicën e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, shtoi Vuçiqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments