23.7 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaVuçiçi ndryshon mendje për Samitin. Në Tiranë pritet nga Edi Rama: Ju...

Vuçiçi ndryshon mendje për Samitin. Në Tiranë pritet nga Edi Rama: Ju tregoj arsyet pse erdha, keni shkruar se Serbia…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin BE-BP.

Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se sot në takim do të diskutohet dhe çështja Kosovë -Serbi.

“Këtu do të kemi një mundësi të themi diçka. Jemi të përkushtuar ndaj dialogu dhe mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE, ndërkohë duhet të mbrojmë interesat kombëtare në lidhje me kushtetutën tonë. Nuk po them që nuk jam optimist, por jam realist dhe jam këtu për të mësuar dhe dëgjuar liderët e rajonit dhe BE, dhe në fund për të dhënë mendimin tim. Është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE-së për çështjen e energjisë dhe roaming. Të tjerat nga ato që do të dëgjojmë është dhe strategjia e BE-së për të ardhmen dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne i dimë detyrimet tona, por integriteti territorial i Serbisë është shkelur në mënyrë të tmerrshme në 1999 dhe në 2008”, tha Vuçiç.

Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiç tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments