16.4 C
Tetovo
E diel, 24 Gusht, 2025
BallinaLajmeVuçiçi ndërton “anti-protestën” ndaj studentëve, angazhon administratën kundër tyre

Vuçiçi ndërton “anti-protestën” ndaj studentëve, angazhon administratën kundër tyre

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe pasi metodat e para nuk i kanë ecur, tashmë Vuçiç ka urdhëruar administratën që të dalë në anti-protesta kundër studentëve.

Siç thuhet në një mesazh që qarkullon në rrjetet sociale dhe grupet në Viber, “qytetarët që kundërshtojnë bllokadat” do të mblidhen në të gjitha qeveritë lokale në Vojvodinë (përveç Novi Sadit). Ata njoftuan tubime në 29 vende të tjera në Serbi. Anti-protestat pritet që të fillojnë pasditën e sotme në orën 6:30.

Tubimet e para të tilla u mbajtën të mërkurën, më 20 gusht, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se ato do të zhvilloheshin edhe të shtunën. Ato janë organizuar zyrtarisht nga Qendra për Stabilitet Social dhe zyrtarët më të lartë të SNS-së kanë ftuar qytetarët në to.

Sipas Danas, zyrtarët nga partnerët e koalicionit të Aleancës Progresive ishin gjithashtu të detyruar të paraqiteshin. Gjithashtu, ditët e fundit, në kutitë postare të banorëve të Novi Sadit janë shfaqur fletushka me mesazhe kundër bllokadave.

Dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë sëmurë në një shpërthim të listerisë në shumë vende të lidhura me djathin e butë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments