Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se po përballet me një trajtim të ngjashëm nga media si ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Në një intervistë për Washington Examiner, Vuçiç akuzoi CNN për përhapje gënjeshtrash lidhur me protestat masive kundër qeverisjes së tij.
“CNN flet kundër meje ashtu siç foli kundër presidentit amerikan Donald Trump. E vërteta është në anën e kundërt të asaj që thotë CNN,” tha ai, duke u drejtuar ndjekësve amerikanë dhe duke sugjeruar që ata të informohen për Serbinë përmes rrjeteve sociale.
I pyetur mbi kërkesat e protestuesve, Vuçiç pretendoi se ata kanë shkatërruar 186 traktorë dhe se nuk ka pasur përleshje me autoritetet. Sipas tij, policia është detyruar të arrestojë 44 persona, nga të cilët 13 ishin të dehur ose të përfshirë në dhunë