2.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeVuçiçi falenderon Edi Ramën: Mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

Vuçiçi falenderon Edi Ramën: Mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur pikpyetje të mëdha për rolin që ka luajtur kryeministri Rama në takimin e fundit të NATO-s që u zhvillua dy ditë më parë në Bruksel. Vuçiç e lavdëroi në mediat serbe kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij hungarez Victor Orban duke thënë se ata mbajtën një qëndrim të drejtë për Serbinë në këtë samit.

“Në samitin e NATO-s njëri nga njerëzit që foli drejt për ne ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Victor Orban”, deklaroi Vuçiç në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, kur u pyet për iniciativën e Ballkanit të Hapur. Vuçiç e bëri këtë deklaratë si ilustrim të faktit se nisma e përbashkët që ka nisur me Ramën do ti afrojë vendet e gadishullit tonë. “Ballkani i hapur iu përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do ta shihni se cila iniciativë është më e përshtatshme. Së bashku mund të bëjmë diçka për të ardhmen, por duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiç.

Nuk dihet sepecifikisht se ç’mbrojtje i ka bërë Rama Serbisë në NATO- por ish kryeministri Berisha e akuzoi pasardhësin e tij se nuk e mbështeti kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ashtu siç bëri presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq. Ky i fundit deklaroi pas takimit se “Kam propozuar që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë”.

Ende nuk dihet me saktësi nëse Vuçiç i referohej këtij fakti apo një qëndrimi tjetër të Edi Ramës në samitin e NATO. Por një gjë është e sigurtë, të dy partnerët Ballkanikë e dinë me siguri se agresioni rus në Ukrainë dhe mospranimi nga Beogradi për tiu bashkuar sanksioneve ndaj Moskës e ka krisur goxha idenë e Open Balkan. Prandaj ata po reken ta mbajnë me ç’do kusht gjallë atë.

Nga ana tjetër kryeministri shqiptar nuk ka folur asnjë fjalë për ndarjen e mikut të tij nga BE dhe SHBA, për sanksionet, por është munduar ta paraqesë gjysmën plot të gotës duke thënë se falë Ballkanit të hapur Serbia do na ndihmojë me eksportin e drithërave.

Gjatë një takimi në ndërmarrjen e prodhimeve të miellit “Nela” në 12 mars, Rama u shpreh se zhbllokimi i një sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”. “Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë dhënë për televizionin serb “B92”, kishte njoftuar se duke filluar nga e enjtja e 10 marsit, “vendi ynë do të ndalojë eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit”.

Por sipas ekspertëve gjithë sasia e grurit për të cilën bëhej fjalë ishte rreth 30 mijë ton, pra as për një muaj furnizim kur dihet se Shqipëria konsumon një sasi vjetore prej 50 mijë tonësh,

Pra lëvizja e Ramës kishte më shumë nota propagandistike për ti mveshur virtyte që si ka Ballkanit të hapur. Ndoshta këtë bën dhe Vuçiç para serbëve duke thënë se kryeministri shqiptar na mbrojti në Samitin e NATO.

Kjo deklaratë vjen në momentin kur në Kosovë nuk do të lejohen mbajtja e zgjedhjeve serbe.

Protestat e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë në këtë intervistë protestat e serbëve në Graçanicë dhe në veriun e Mitrovicës, i vlerësoi se kanë qenë më të mëdhatë viteve të fundit nga serbët e Kosovës.

Vuçiç vazhdoi me gjuhën e tij kërcënuese, duke thënë se “nëse serbët do të bënin organizimin e zgjedhjeve, policia do të qëllonte mbi ta”.

“Më e rëndësishmja është të shmangim konfliktet, por nuk na shkon as mendja ta njohim pavarësinë e një shteti të rrejshëm. Serbët nga Kosova do të votojnë në Serbi. Që nga viti 2008, shqiptarët kanë në dorë gjithçka”, deklaroi Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb vlerësoi se Kosova kishte planifikuar edhe shkarkimin e komandantëve të policisë, që kishin marrë pjesë në takim me të disa ditë më parë. Por tha se kjo nuk ndodhi, shkaku i presioneve nga Beogradi por edhe ndërkombëtarët.

“Vendet e QUINT-it e dinin se serbët do të largoheshin nga të gjitha institucionet nëse komandantët do të shkarkoheshin. Nëse serbët largohen nga institucionet, unë pyes vetën se çfarë do të ndodhë më pas”, shtoi tutje Vuçiç.shenja.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments