22.8 C
Tetovo
E premte, 5 Korrik, 2024
BallinaLajmeVuçiç takim me Escobar e Lajçak: Koha që Kosova të plotësojë detyrimet....

Vuçiç takim me Escobar e Lajçak: Koha që Kosova të plotësojë detyrimet. Të fillohet me Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin detyrimet e tyre dhe të krijojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vuçiç e bëri një deklaratë të tillë pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin. Theksova se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionin e komunave serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka shkruar Vuçiç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments