10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiç sfidon Perëndimin: Njohja e Kosovës, për ne nuk është çështje. Nuk...

Vuçiç sfidon Perëndimin: Njohja e Kosovës, për ne nuk është çështje. Nuk kam turp ta them këtë as para presidentes së Komisionit Evropian

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sfidoi sërish të martën thirrjet e diplomacisë perëndimore për përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që nënkuptojnë njohje de fakto të pavarësisë së saj.

“Për ne njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje dhe këtë e kam përsëritur disa herë dhe nuk e kam të vështirë as turp ta them dhe përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

“Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëj kundër Kushtetutës së saj dhe me për këtë i kemi njoftuar të gjithë partnerët tanë jo vetëm njëherë por disa herë. Ky është qëndirmi i Serbisë dhe ne e dimë po e përsëris, se çka ka pranuar Serbia dhe për çfarë ne kemi biseduar, debatuar dhe miratuar përfundimet Parlamentin Serbisë dhe në përputhje me këtë ne do të sillemi me përgjegjësi dhe seriozitet në përmbushjen e detyrimeve tona”, tha presidenti serb.

Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni takuan ndarazi javën e kaluar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel, për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të premten në një deklaratë të përbashkët ata kërkuan që Kosova të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se është jetike që Serbia dhe Kosova të angazhohen drejt normalizimit.

Në këtë aspekt është e rëndësishme që Serbia të mbështesë statutin e Asociacionit të Komunave, Kosova duhet ta zbatojë këtë statut dhe përveç kësaj është thelbësore që Serbia të fillojë zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha ajo duke nënvizuar se njohja de fakto nënkupton që Serbia të njoh dokumentet dhe institucionet e Kosovës.

Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan palëve një dokument për zbatimin e marrëveshjes, pjesë e së cilës ishte edhe, siç thanë zyrtarët në Bruksel, “një propozim bashkëkohor evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se në propozimin e ofruar nga diplomacia perëndimore janë përfshirë edhe disa parime të nënshkruara tetë vjet më parë.

“Janë 21 apo 22 parime gjithsej që janë nënshkruar në vitin 2015 nga unë dhe Isa Mustafa, një pjesë e mirë e këtyre parimeve qëndrojnë në projekt statut”, tha ai duke theksuar se nuk mund të flas më shumë për hollësi të tjera.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin për Asociacionin i cili parasheh që Gjykata Kushtetuese të jap vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe sipas tij është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës kushtetuese të vendit.

Diplomacia perëndimore i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që sa më shpejtë të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve që do të mundësonte edhe shtensionimin e situatës ndërmjet dyja vendeve.

Por procesi i zbatimit të marrëveshjes mund të sfidohet nga zgjedhjet e reja parlamentare në Serbi që pritet të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti. Të hënën qeveria serbe i kërkoi formalisht presidentit Vuçiç shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments