9.7 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeVuçiç e lë jashtë qeverisë ish-zëvendëskryeministrin/ Nga Vulin tek Popoviç ja kush...

Vuçiç e lë jashtë qeverisë ish-zëvendëskryeministrin/ Nga Vulin tek Popoviç ja kush janë politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

Siç raportojnë mediat serbe për herë të parë që nga viti 2013 me një pauzë njëvjeçare kur drejtonte Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin nuk do të hyjë në qeveri, as si ministër dhe as si nënkryetar.SERBI- Dhjetë anëtarë të qeverisë së mëparshme serbe nuk ishin përfshirë në listën e kandidatëve për ministra të rinj. Mes tyre janë Aleksandar Vulin, Aleksandar Martinoviç, Irena Vujoviç, Sllavica Gjukiç Dejanoviç dhe Maja Popoviç. Siç raportojnë mediat serbe për herë të parë që nga viti 2013 me një pauzë njëvjeçare kur drejtonte Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin nuk do të hyjë në qeveri, as si ministër dhe as si nënkryetar.

Për vite, Vulin është parë në vendet perëndimore si një anëtar i diskutueshëm i qeverisë serbe, kryesisht për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë. Ndërsa shërbente si drejtor i BIA-s në vitin 2023, Vulin u vendos në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara.Gjithashtu senatori amerikan Chris Murphy, i cili merret me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë, së fundmi tha se shpreson që presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të shohë se sa i rrezikshëm është Vulin. Javën e kaluar dolën informacione se Bashkimi Evropian donte të vendoste sanksione ndaj Vulinit, megjithëse Këshilli Evropian e mohoi këtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments