Agim Muharremi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paraditen e sotme në fshatin Batnicë të Shkupit.
49-vjeçari dyshohet se është vrarë nga një person te ura në hyrje të fshatit Batincë.Siç raporton Alsat M, i dyshuari është në kërkim nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Vdekjen e ushtarit Muharremi e ka konfirmuar ekipi i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.“Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar prova të cilat mund të trasojnë pistat e hetimit për zbardhjen e rastit. Motivi akoma mbetet i pa njohur. Në rrethana jo zyrtare mësohet se dorasi është preson i njohur për organet e rendit dhe me precedent penal”.
“Gjatë aktit të vrasjes, viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, ndërsa për dorasin grupi hetimor është duke mbledhur informacione nëse është asistuar ose jo nga ndokush që mund ta ketë njoftuar për lëvizjet e tashmë të ndjerit”, thuhet në artikullin e Alsat M.Ndërkohë ARM-ja ka konfirmuar se një pjesëtarë i tyre është vrarë duke njoftuar se Muharremi sot ka shfrytëzuar ditën e lirë, pra në momentin e vrasjes nuk ka qenë në punë dhe as në uniformë.