Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, pas sulmit të sotëm në Ambasadën e Izraelit në Uashington.
Sipas mediave të huaja, lajmin për telefonatën mes liderëve e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, e cila shkruan se Trump shprehu hidhërim të thellë për vrasjet e dy punonjësve të Ambasadës.
Po ashtu, zyra e Netanyahut bëri të ditur se kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara.
“Kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara”, thuhej më tej në njoftim.