Para disa minutash në parkingun para qendrës tregtare “Mavrovasja”, është vrarë një person, shkruan Alsat.
Sipas dëshmitareve, tashmë viktima ishte qëlluar nga një person i cili paraprakisht ia ka hapur bagazhin dhe ia ka marrë një paketë nga aty. Nuk dihet se çfarë përbante paketa, po ajo që dihet është se makina e të ndjeri ka targa të Shkupit (7977 AK) dhe i përket një firme private.
Ndërsa makina e personit që dyshohet se është vrasësi, ka targa të Belgjikës.
Kujtojmë se rasti dyshohet të ketë ndodhur jashtë makinës së të ndjerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua.
Tashmë ambulanca është në vendin e ngjarjes e cila po bën tërheqjen trupit, derisa gruas që ishte prezent i është konfirmuar vdekja e personit./Alsat.mk