6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVrasja në shkollën e Beogradit, Shaqiri: Alarm serioz për angazhim dhe shqetësim...

Vrasja në shkollën e Beogradit, Shaqiri: Alarm serioz për angazhim dhe shqetësim institucional e shoqëror

 Ngjarjet tek fqinjët tanë janë alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngritet në një nivel edhe më të lartë, thotë ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr.Jeton Shaqiri, duke shprehur brengosjen e tij për vrasjen makabre në Beograd të një nxënësi ndaj shokëve dhe shoqeve të tij.

“Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, konform kompetencave të saja menjëherë filluam me revidimin e komponentit edukativ të sistemit arsimor, mekanizmave për detektimin e sfidave dhe formave të mbështetjes të nxënësve dhe familjeve. Presim mbështetje nga të gjitha faktorët e interesuar, eksperët, sektori civil dhe joqeveritar, komuniteti i biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët deri më tani kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor, parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët etj”, thuhet në reagimin e ministrit Shaqiri.

Hapi i parë është takimi inkluziv me përfaqësues të komunitetit akademik dhe tashmë gjatë ditës së nesërme e njejta do të mbahet në hapsirat e MASH-it, ndërsa do të marrin pjesë profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike etj.

Reagimi i plotë i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Dr.Jeton Shaqiri

 Formimi i gjeneratave të reja është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë faktorëve.

Sistemi arsimor ka rol parësor në formimin e të rinjve si individë që duhet të pranojnë dhe zbatojnë vlerat dhe normat reale njerëzore, etike dhe morale. Por se ç’farë gjeneratash do të nxjerrim nuk varet vetëm nga kuadri mësimor dhe shërbimet profesionale në shkolla. Është përgjegjësi e të gjithë faktorëve shoqërorë.

Ngjarjet tek fqinjët tanë janë alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngritet në një nivel edhe më të lartë.

Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet e tjera relevante, konform kompetencave të saja menjëherë filluam me revidimin e komponentit edukativ të sistemit arsimor, mekanizmave për detektimin e sfidave dhe formave të mbështetjes të nxënësve dhe familjeve.

Presim mbështetje nga të gjitha faktorët e interesuar, eksperët, sektori civil dhe joqeveritar, komuniteti i biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët deri më tani kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor, parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët etj.

Hapi i parë është takimi inkluziv me përfaqësues të komunitetit akademik dhe tashmë gjatë ditës së nesërme e njejta do të mbahet në hapsirat e MASH-it, ndërsa do të marrin pjesë profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments