Prokuroria Themelore e Tetovës hapi procedurë hetimore kundër 59 vjeçarit nga Çellopeku i cili një ditë më parë vrau dy personave, ndërsa tentoi të vriste edhe 4 anëtarë të tjerë të së njëjtës familje. I dyshuari ka takuar të dëmtuarit në oborrin e shtëpisë së tyre dhe ka filluar zënkën verbale rreth një rruge të përbashkët për të cilën kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët. Sipas njoftimit të Prokurorisë, pas zënkës i dyshuari ka nxjerrë pistoletën për të cilën nuk ka pasur leje dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të të dëmtuarve. Njëri nga to është kundërpërgjigjur dhe ka shtënë me armë zjarri, por i dyshuari i ka vrarë të dëmtuarit, babë e bir. Ai ka vazhduar të gjuaj edhe në drejtim të 4 personave të tjerë dhe ka plagosur njërin prej tyre. 59 vjeçari do të hetohet për veprën penale vrasje, gjithashtu edhe për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata në Tetovë të dyshuarit i caktoi paraburgim 30 ditorë. /Alsat.mk