Për kreun e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski, bëhet e qartë se rasti i vrasjes së dyfishtë në lokalin “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është përballje për pozitat në tregun e drogës. Në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat, ai tha se megjithatë autoritetet janë ende duke hetuar motivet.
“Autoritetet zbuluese dhe autoritetet e zbatimit të ligjit janë duke punuar në aspekte të shumta dhe konsiderata të shumta – pse ndodhi ajo ngjarje në kuptimin se kush janë viktimat, pse dikush do të kishte motiv për t’u marrë jetën këtyre personave dhe po procedohet penalisht në disa drejtime. . Në këtë moment nuk mund të them më shumë se kristalizohet se këto janë pozicione në tregun e drogës, gjë që padyshim është shumë e rëndësishme për struktura të tilla”, thotë ai.