Pas 20 vitesh, peshkopi i shkarkuar Jovan Vranishkoski kthehet në Kishën Ortodokse Maqedonase si peshkop dhe do t’i jepet një pjesë e dioqezës së Pellagonisë së Prespës.
Ai mori pjesë në liturgjinë e sotme ipeshkvijore me rastin e përvjetorit të dhënies së Tomosit për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit (KOM-OA) nga Këshilli i Kishës Ortodokse Serbe (KSHS), e cila u mbajt në Shën Sofje në Ohër.Vranishkovski u shkarkua nga KOM-i në vitin 2002 dhe menjëherë pas kësaj u formua POA, e cila nuk u njoh në Maqedoni. Vranishkovski u dënua për përhapje të urrejtjes fetare dhe përvetësim parash, pas së cilës vuajti 5 vjet burg.