Me 65 vota për dhe 15 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi sot propozim ligji për huamarrje nga Hungaria, në vlerë prej 500 milionë euro.
Qeveria pretendon se mjetet e huamarrjes do të përdoren për zhvillim të infrastrukturës dhe ekonomisë së shtetit, ndërkaq sipas opozitës rrethanat në të cilat u bë marrëveshja për huamarrje, lënë shumë hapësirë për dyshime.
Nga blloku opozitar akuzojnë se, gjithë procesi i vendosjes për këtë kredi, është zhvilluar pa transparencë dhe larg syve të opinionit.