10.4 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaVon der Leyen: Prishtina dhe Beogradi ta shfrytëzojnë momentin në dialog dhe...

Von der Leyen: Prishtina dhe Beogradi ta shfrytëzojnë momentin në dialog dhe të jenë konstruktiv

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.

Ajo tha se shpreson që të dyja palët të ” shfrytëzojnë momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një interviste të organizuar nga Agjencia Evropiane e Lajmeve, anëtare e së cilës është Tanjug.

Nëse bisedimet e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultate, von der Leyen tha se kjo është një mundësi për të dyja palët dhe shprehu shpresën se ato do të jenë konstruktive.

Kujtojmë se për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Von der Leyen ka folur ditë më parë edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.

Dy zyrtarët e lartë këtë diskutim e bënë gjatë një takimi që patën më 11 mars në Shtëpinë e Bardhë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments