“Lufta do të përfundojë kur Ukraina të fitojë,” kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një intervistë për televizionin grek ERT .
Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen e tij për popullin grek për mbështetjen që i jep vendit të tij, ndërsa e cilësoi qëndrimin e Turqisë si ndërmjetës kontradiktor.
“Nga njëra anë, Turqia vepron si ndërmjetëse dhe mbështet Ukrainën me hapa të rëndësishëm, dhe nga ana tjetër, shohim, për shembull, përgatitjen e disa rrugëve turistike në të njëjtën kohë. Sidomos për turizmin rus. Këtë e shohim edhe ne. Dhe unë si President, nëse duam të kemi marrëdhënie miqësore, duhet të them këtë, se nuk është e mundur. Nuk mund ta trajtosh në këtë mënyrë, është standard i dyfishtë. Kjo nuk është e drejtë. Prandaj tërheq vëmendjen e Turqisë për mundësi të tilla, besoj se nuk mund të jetë kështu, sepse duhet bërë një zgjedhje – jeni pro të vërtetës apo jo?”, tha Zelensky.
Kujtojmë se pak janë më parë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mori pjesë në negociatat me Rusinë dhe shënoi një përparim të rëndësishëm.
Rusia ra dakord që të tërhiqej nga pjesa qendrore e vendit dhe të ulte agresivitetin ushtarak. Këto masa nuk zgjatën shumë pasi Rusia cilësoi disa veprime të Ukrainës si provokim dhe nisi sërish një ofensivë masive.telegrami.mk